spinner

Pyetjet më të shpeshta

Teknologjia Aquaclean është një trajtim revolucionar që bën të mundur pastrimin e njollave thjesht duke përdorur pak ujë. Kështu, arrijmë një mirëmbajtje shumë të lehtë brenda një kohe të shkurtër.

1. CILI ËSHTË NDRYSHIMI MIDIS AQUACLEAN DHE ILAÇEVE TË TJERË QË GJËNDEN NË PAZAR?

Detergjentet (heqësit e njollave) likuid ndalojnë hyrjen e lëngjeve gjatë disa minutave dhe në momentin që lëngu përshkon copën nuk janë me funksionalë. Aquaclean Technology® përveç se shërben si heqës njollash, shërben edhe për të na lehtësuar pastrimin dhe bën që njollat te kalojnë nga copa ne ujë me lehtë, duke minimizuar proçesin e pastrimit.

2. ÇFARË PËRPARËSIE KA AQUACLEAN TECHNOLOGY® KUNDREJT DETERGJENTËVE TË TJERË TË LËNGSHËM TRADICIONALË?

Heqësit e njollave likuide janë efektivë gjatë kohës që njolla është në sipërfaqe dhe nuk ka përshkuar akoma copën. Aquaclean vazhdon të veprojë edhe kur njolla ka përshkuar copën duke na lehtësuar heqjen e saj.

3. MUND TË PËRDOR AQUACLEAN TECHNOLOGY® NE DIVANIN TIM?

Për momentin nuk është e mundur. Vetëm një sër copash sigurojnë Aquaclean sepse duhet vënë gjatë proçesit industrial dhe duke pasur parasysh gjithë zhvillimin e produktit tekstil.

4. ËSHTË AQUACLEAN NJË PRODUKT I PASTËR ME MEDIO AMBIENTIN?

Copat me Aquaclean Technology® kanë çertifikatë nga Made in Green®, që garantizon mungesën e substancave të dëmshme tek copat dhe një fabrikim që respekton medio ambientin.

5. MUND TË PËRDOR UTHULL PËR TË PASTRUAR DIVANIN TIM?

Tradicionalisht është përdorur kjo mënyrë për të shmangur njollat e gëlqeres, për të nxjerrë në pah ngjyrat dhe për t'i dhenë më butësi copës. Uthulla nuk ndikon në trajtimin Aquaclean, gjithsesi aktualisht pjesa më e madhe e zbutësve përmbajnë anti-gëlqere dhe një aromë më të këndshme.

6. MUND TË LAJ JASTËQET ME MAKINË LARËSE?

Aquaclean mund të lahet në makinë larëse, megjithatë kontrollo etiketën e produktit për të bërë një larje të saktë sepse fibrat e ndryshme tekstile kanë nevojë për lloje larjesh me temperaturë specifike, lloje të ndryshme hekurosjeje, etj.

7. KU MUND TË BLEJ DISA METRA COPË ME TEKNOLOGJINË AQUACLEAN?

Mund të pyesni për copa Aquaclean në dyqanin tuaj të besuar. Në këtë faqe ka lokalizues dyqanesh.

8. SI MUND TË LIDHEM ME JU?

Mund ta bëni nëpërmjet seksionit “Kontakt” të kësaj faqeje.

9. KAM VENË RE QË KUR COPA ËSHTË E LAGUR LËNGJET E PËRSHKOJNË MË LEHTË.

Bëhet fjalë për një efekt fizik që ka të bëjë me tensionin sipërfaqësor të lëngut. Kjo nuk ndikon në Aquaclean Technology®, i cili mbart vetitë e tij si lehtësues pastrimi.

10. ËSHTË EFEKTIV EDHE KUR NJOLLA NDODHET ATY PREJ DISA DITËSH?

Aquaclean Technology® është efektiv pavarësisht nga koha e njollës mbi copë.

11. U PËRPOQA TË PASTROJ COPËN DUKE PËRDORUR VETËM UJË, POR NJOLLA NUK ZHDUKET PLOTËSISHT?

Aquaclean Technology® është një lehtësues pastrimi: pjesa më e madhe e njollave mund të hiqen duke përdorur thjesht ujë pa pasur nevojë të shtohet asgjë tjetër. Megjithatë, nëse shtoni pak sapun neutro do ju kushtoje më pak përpjekje për të hequr plotësisht njollën.

12. MUND TË PËRDOR ALKOOL PËR TË PASTRUAR NJOLLAT?

Aquaclean nuk rekomandon alkool dhe asnjë lloj tjetër holluesi për pastrimin e copave. Alkooli dhe hollues të tjerë degradojnë fibrat dhe përbërësit e tjerë, duke ndikuar negativisht mbi mobiljen tuaj të veshur.

13. SI NDIHMON AQUACLEAN TË RRISË JETËZGJATJEN E DIVANIT TIM?

Ndërkohë ju jeni duke i pastruar njollat dhe nuk keni nevojë të fusni këllëfët ne makinë larëse po rrisni jetëzgjatjen e copës së divanit tuaj.

14. ÇFARË LLOJI NJOLLASH MUND TË PASTROHEN ME AQUACLEAN?

Aktualisht nuk ka pasur asnjë lloji njolle shtëpiake që të ketë mundur të rezistoje. Salca, bojë këpucësh, lëngje të ftohta dhe të ngrohta, pije me gaz, ëmbëlsira... Aquaclean ka kaluar me sukses provat e laboratorit, përfshirë njolla ekstreme si shënuesit me ngjyra permanente. Gjithsesi në këto raste ekstreme ndonjëherë është e nevojshme të përdorim një pikë sapuni të holluar në ujë ose të fërkojmë njollën me një sapun duarsh duke e hequr më tej me ujë.

15. KA NDONJË DYQAN AFËR SHTËPISË TIME QË TË PËRMBAJË TAPICERI ME TEKNOLOGJINË AQUACLEAN?

Është e mundur. Nëse nuk gjeni copa Aquaclean ne dyqanin tuaj të besuar mund të kërkoni në lokalizuesin tonë.

16. VAZHDONI TË PRODHONI COPËN QË MË INTERESON?

Copat që vazhdojmë të prodhojmë mund t'i gjeni ne katallogjet tonë dhe në faqen tonë të internetit. Nëse ndonjë copë nuk shfaqet kjo ndodh sepse është hequr nga katallogu dhe si rrjedhojë nuk prodhohet më. Gjithsesi, mund të lidheni me dyqanin tuaj te mobiljeve dhe ata do të këshillohen me furnizuesin e copave.

17. SI MUND TË ZHDUK ÇFARËDOLLOJI NJOLLE TË COPËS SË DIVANIT TIM?

Është shumë e zakonshme që divani të përballojë njolla të çfarëdo lloji, dhe për më tepër me fëmijë dhe kafshë shtëpiakë në shtëpi. Për të qënë më e qetë të prezantojmë GALERINË E NJOLLAVE, një hapësirë me video të pasqyruara pastrimi me lloje të ndryshme njollash. Duke filluar me verë, bojë, heqje gjaku, qumësht apo pije freskuese, këto video do të ndihmojnë të përballesh me cfarëdolloj njolle të rastit të jetës së përditshme, gjithmonë nëse përdorni Teknologjinë tonë rinovuese Aquaclean®.

A ka më shumë dyshime që duhet të qartësoni?