POLITIKA E PRIVACITETIT

Ndërmarrja është veçanërisht e sensibilizuar ndaj mbrojtjes së të dhënave me karakter vetjak të përdoruesve të shërbimeve të faqes web. Nëpërmjet kësaj politike privaciteti (në vazhdim politika) ndërmarrja informon PËRDORUESIT e faqeve web: https://www.aquaclean.com, mbi përdorimin që i nënshtrohen të dhënat me karakter vetjak que grumbullohen në Web, me qëllim që të vendosin, lirisht dhe vullnetarisht, nëse duan të ofrojnë informacionin e kërkuar.

Ndërmarrja rezervon te drejtën që t'a modifikojë këtë politikë me qëllim që t'ia përshtasë risive legjislative, kritereve të jurisprudencës, praktikave të sektorit apo interesave të entit. Çdo modifikim në të do të bëhet i ditur paraprakisht në kohën e duhur për te patur njohuri të plota mbi përmbajtjen e saj.

PËRGJEGJËS

Për trajtimin e të dhënave me karakter vetjak është përgjegjës: Inversiones Industriales Serpis S.L.

Adresa komerciale: Ctra. Alicante 76, 03801 Alcoy (Alicante- España)

Telefoni:

Internet: https://www.aquaclean.com,

Correo Electrónico: info@aquaclean.com

QËLLIMI I TRAJTIMIT

Të dhënat me karakter vetjak të përdoruesve janë objekt trajtimi nga ana e ndërmarrjeve Inversiones Industriales Serpis; Antecuir; Interfabrics; Aquaclean Poland; Serpiscolor; Pascual y Bernabeu; Grafer y Textiles Pascual; tani e në vazhdim Grupo Aquaclean.Qëllimi i mbledhjes së këtyre të dhënave konsiston në:

  1. Menaxhimin e klientëve dhe furnizuesve të grupit Aquaclean
  2. Kryerjen e shërbimeve të kërkuara
  3. Menaxhimin e blerjeve në faqen tonë web
  4. Pjesëmarrjen e përdoruesve në promocionet komerciale, bono, skonto, etj...
  5. Realizimin e statistikave dhe studimeve të tregut
  6. Dërgimin e komunikimeve komerciale

AFATI I RUAJTJES

Të dhënat vetjake të ofruara do të ruhen gjatë afatit përkatës për të përmbushur detyrimet ligjore veç nëse kërkohet fshirja e tyre nga i interesuari në rast se ky është i legjitimuar për këtë.

LEGJITIMITETI

Ndërmarrja, është e legjitimuar për trajtimin e të dhënave personale në bazë të pëlqimit të dhënë nga i interesuari për një apo disa qëllime të veçanta, siç pasqyrohet në nenin 6.1 a) të Regullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të dhënave personale.
Ky website përfshin hiperlinke (linke) që i mundësojnë vizituesit të zhvendoset në faqe të tjera. Ndërmarrja nuk merr asnjë përgjegjësi në lidhje me politikën e mbrojtjes së të dhënave e adoptuar nga këto të fundit.

TË DESTINUARIT

Të dhënat në përgjithësi nuk vihen në dispozicion të palëve të treta nga Grupi Aquaclean me përjashtim të rastit kur kjo është e nevojshme për organizimin e aktiviteteve të caktuara ose kryerjes së shërbimeve. Në çdo rast, cesionet e parashikuara rregullohen nëpërmjet nënshkrimit të kontratave dhe enti cesionar nuk mund të përdorë informacionin e dhënë për qëllime të ndryshme nga ato të përcaktuara nga Grupi Aquaclean.

TË DREJTAT E PËRDORUESVE

I interesuari për të dhënat vetjake mund të ushtrojë gjithmonë të drejtat qe i asistojnë në përputhje me RGDP si më poshtë:

  • Të drejtën për të kërkuar akses në të dhënat personale të të interesuarit.
  • Të drejtën për të kërkuar korrigjimin apo heqjen e tyre (e drejta e harresës)
  • Të drejtën për të kërkuar kufizimin e përdorimit të tyre
  • Të drejtën për t'iu kundërvënë trajtimit të tyre
  • Të drejtën për të lëvizur të dhënat

I interesuari mund të ushtrojë këto të drejta nëpërmjet një kërkese shoqëruar me fotokopje të Kartës së Identitetit në të cilën do të specifikojë cilën nga ato kërkon që t'i plotësohet, dërguar në adresën:
Ctra de Alicante, 76 03801
Alcoy (Alicante-España )

ose nëpërmjet një e- maili në RGPD@aquaclean.com

MASAT E SIGURISË

Grupi Aquaclean do të aplikojë masat teknike dhe organizuese të përshtatshme për të garantizuar një nivel sigurie adekuat ndaj këtij rreziku.

PËRDORIMI I COOKIES

Ju informojmë që aquaclean.com përdor cookie-t e analizës me qëllim marrjen e informacionit mbi llojin e navigimit që po kryeni, seksionet që përdorni më shumë, produktet e konsultuara, spektrin kohor të përdorimit, gjuhën etc. dhe cookie-t teknike me qëllim pëmirësimin e funkionalitetit të faqes web. Për më shumë informacion shihni politikën tonë për cookie-t. (link në politikën e cookies)

NDRYSHIMI I NORMATIVËS

Ndërmarrja rezervon të drejtën për të modifikuar këtë politikë me qëllim adaptimin e saj ndaj të rejave legjislative apo jurisprudenciale si edhe ndaj atyre që mund të rrjedhin nga kode tipike egzistuese në këtë lëndë ose për motive korporative.

Këto ndryshime do të komunikohen paraprakisht e në kohën e duhur në faqen tonë web, pa mospërfillur kërkimin e pëlqimit të duhur të të prekurit kur ky nuk konsiderohet i marrë në përputhje me kushtet e kësaj politike.

Për çdo dyshim, pyetje apo komente që kini lidhur me këtë normativë mund të konsultoheni duke ju drejtuar info@aquaclean.com

1. ASPEKTE TË PËRGJITHSHME LAJMËRIM LIGJOR

Lexoni me kujdes lajmërimin ligjor lidhur me faqen e Internetit: aquaclean.com

1.1. Të dhënat identifikuese të ofruesit të shërbimeve të Shoqërisë së Informacionit

Në përmbushje të nenit 10 të Ligjit 34/2002, të 11 korrikut, të Shërbimeve të Shoqërisë së Informacionit dhe Tregëtisë Elektronike.
Ky portal është në pronësi të:
Inversiones Industriales Serpis S.L.
CIF: ESB-53329173
Adresa: Ctra de Alicante, 76 03801 Alcoy (Alicante-España)
Telefoni: 900 100 565
Internet: https://www.aquaclean.com,
Emaili: info@aquaclean.com

1.2. Pranimi dhe fuqia e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta

Si navigimi ashtu edhe përdorimi dhe /ose blerja e cfarëdolloj produkti të ofruar në këtë faqe Web ju atribuon cilësinë e përdoruesit dhe supozon pranimin e plotë dhe pa rezerva të kusheteve të përgjithshme në veçanti dhe në tërësi dhe, sipas rastit, të atyre të veçanta që janë në fuqi në momentin që ju si përdorues hyni në faqen Web.
Ndërmarrja vetërezervon të drejtën për të zgjeruar dhe modifikuar në mënyrë të njëanshme në çdo moment dhe pa paralajmëruar prezantimin, konfigurimin dhe përmbajtjen e faqes web si edhe, po në të njëjtën mënyrë, të pezullojë përkohësisht prezantimin, konfigurimin, specifikat teknike dhe shërbimet e faqes web.

2. KUSHTET E PËRGJITHSHME TË PËRDORIMIT TË FAQES WEB

2.1.- Detyrimet e përdorimit

Në përgjithësi, përdoruesi është i detyruar të përmbushë kushtet e përdorimit dhe termave aktualë dhe të veprojë gjithmonë në përputhje me ligjin, me zakonet e mira dhe në mirëbesim, në përshtatje me natyrën e shërbimit që shfrytëzon, duke evituar përdorimin e kësaj faqeje në çdo formë që mund të pengojë, dëmtojë ose prishë funksionimin normal të saj, të mirat apo të drejtat e titullarit Inversiones Industriales Serpis S.L, të pjesës tjetër të përdoruesve, ose, në përgjithësi, të çdo pale të tretë.
Në veçanti, dhe pa përbërë ndonjë kufizim në detyrimet me karakter të përgjithshëm të ndërmarra nga përdoruesi sipas paragrafit të mësipërm, përdoruesi i detyrohet, në përdorimin e kësaj faqe Interneti: Inversiones Industriales Serpis S.L.

  • Në rast se i jepen, përdoruesi duhet t'i ruajë siç duhet "emrin e përdoruesit" dhe "fjalëkalimin"e pëcjellë nga Inversiones Industriales Serpis S.L. si elementë identifikues dhe mundësues për të patur akses në shërbimet e ndryshme të ofruara në faqen web, me kompromisin e mospërcjelljes së tyre dhe moslejimit për të patur akses në to të palëve të treta, dhe bëhet përgjegjës për dëmet dhe dëmtimet që mund të krijohen si rrjedhim i një përdorimi jo të duhur të tyre.
  • Të mos fusë, ruajë apo përhapë në faqen e Internetit ose prej saj asnjë lloj informacioni apo materiali shpifës, ofendues, vulgar, kërcënues, ksenofob, nxitës ndaj dhunës, seksit, ideologjisë, fesë ose çdo forme que shkon kundër moralit, rendit publik, të dhënave themelore, lirive publike, nderit, intimitetit ose imazhit të të tretëve dhe, në përgjithësi, dëmton normativën spanjolle në fuqi ose atë të vendit tuaj të rezidencës.
  • Të mos fusë, ruajë apo përhapë në faqen e Internetit ose prej saj asnjë lloj programi kompjuterik, të dhënash, virusi, kodi ose çdo lloj arkivi të aftë për të shkaktuar dëme ose çdo lloj ndryshimi në faqen web, në cilindo nga shërbimet ose kompjuterat, sistemet ose rrjetet e ndërmarrjes ose të çdo përdoruesi tjetër në përgjithësi që mund të pengojë funksionimin normal të tyre.
  • Të mos shkatërrojë, prishë, përdorë për vete, çaktivizojë të dhënat, informacionin, programet, dokumentat elektronikë, ose, në përgjithësi, arkivat elektronike të ndërmarrjes, të përdoruesve ose të të tretëve.

Ndërmarrja mund të modifikojë në çdo moment dhe pa paralajmërim këto Kushte të Përgjithshme si edhe Kushtet e Veçanta, që sipas rastit, mund të përfshihen, nëpërmjet publikimit të këtyre modifikimeve në faqen web me qëllim njohjen e tyre nga përdoruesit.

2.2.- Mosmbajtja e përgjegjësisë

Ndërmarrja nuk jep asnjë garanci dhe as bëhet përgjegjëse në asnjë rast për dëmet dhe dëmtimet të çfarëdolloj natyre që mund të shkaktohen për arsye të:

  • Në përgjithësi, në lidhje me përdorimin e papërshtatshëm të websitit tuaj. Përdoruesit duhet ta përdorin siç duhet, në përputhje me kushtet dhe termat e mëparshme dhe titullari nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për një përdorim jo te duhur.
  • Në lidhje me defiçenca të mundshme teknike. Ndërmarrja nuk bëhet përgjegjëse në asnjë rast për ndryshimet në shërbim që shkaktohen për difekte në rrjetin elektrik, në rrjetin e lidhjes së të dhënave, në server ose në çfarëdo lloj shërbimi.
  • Në lidhje me aksesin e të tretëve në sistemin tuaj. Ndërmarrja do të marrë masat teknike të nevojshme për të mbrojtur të dhënat dhe informacionin në të cilin kini akses, por pa qenë përgjegjëse për veprimet e të tretëve, që duke dhunuar masat e vendosura të sigurisë, kanë akses në të dhënat e përmendura.
  • Ndërmarrja investon vazhdimisht në mjetet teknologjike që përpiqen të minimizojnë rrezikun e viruseve dhe softwareve të ngjashme dhe të përmbajtjes së paautorizuar në sistemet e saj të informacionit. Pavarësisht kësaj, përdoruesi është i ndërgjegjshëm që duhet të marrë masat e veta orientuar ndaj minimizimit të dëmeve te shkaktuara nga software të paautorizuar, virus trojanë dhe çfarëdolloj software i quajtur mal-ware, ç' ka përjashton ndërmarrjen nga çdo përgjegjësi që mund të rrjedhë nga përmbajtja në malware e opsioneve të aktivizuara në këtë web.

2.3.- Përdorimi i hiperlinkeve

Përdoruesi i Internetit që do të fusë linke të faqeve të veta Web në Faqen Web duhet të përmbushë kushtet që detajohen në vazhdim dhe mosnjohja e tyre nuk eviton përgjegjësitë ligjore.
Linku do të lidhet vetëm me home page ose faqen kryesore të faqes Web por nuk mund ta riprodhojë atë në asnjë mënyrë (linke inline, kopje të teksteve, grafikë etc.) Në çdo rast, ndalohet kategorikisht, në përputhje me legjislacionin e aplikueshëm dhe në fuqi në çdo kohë, vendosja e frames apo kornizave të çdo lloji që mbështjellin faqen web ose lejojnë vizualizimin e përmbajtjes së saj nëpërmjet adresash Interneti të ndryshme nga ajo e faqes Web dhe, gjithmonë, kur vizualizohen bashkë me përmbajtje të ndryshme nga ato të faqes Web në mënyrë që: (I) të shkaktojë apo mund të shkaktojë, gabim, konfuzion apo mashtrim tek përdoruesit mbi orgjinën e vërtetë të shërbimeve apo përmbajtjes; (II) përbën një krahasim apo imitim jo të ndershëm (III) shërben për të përfituar nga reputacioni i markës dhe prestigji i ndërmarrjes; ose (IV) në çdo lloj forme të ndaluar nga legjislacioni në fuqi.
Që prej faqes nga e cila vjen linku nuk do të jepet asnjë dëshmi false, e papërpiktë apo jo korrekte mbi Ndërmarrjen, drejtuesit e saj, punonjësit e saj, klientët apo mbi cilësinë e shërbimeve që ofron.
Në faqen ku vendoset linku nuk do të afirmohet në asnjë mënyrë që Ndërmarrja ka dhënë pëlqimin e saj për vendosjen e linkut ose që në një farë mënyre sponsorizon, bashkëpunon, verifikon apo monitoron shërbimet e dërguesit.
Ndalohet përdorimi i çdo lloj marke emërtuese, grafike ose mikste apo çdo shenje tjetër dalluese brenda faqes së dërguesit, me përjashtim të rasteve të lejuara me ligj ose të autorizuara shprehimisht nga Ndërmarrja gjithmonë nëse në këto raste lejohet një link direkt me faqen Web në formën e vendosur në këtë klauzolë.
Faqja që vendos linkun duhet të përmbushë besnikërisht ligjin dhe, në asnjë rast, nuk duhet të ketë apo të drejtojë në përmbajtje të veta apo të të tretëve që: (I) janë të jashtëligjshme, të dëmshme apo bien në kundërshti me moralin dhe me zakonet korrekte (pornografike, të dhunshme, raciste, etc.); (II) aludojnë ose mund të bëjnë që përdoruesit t'i transmetohet në mënyrë të rreme ideja që Ndërmarrja nënshkruan, mbështet, i bashkëngjitet ose përkrah me çfarëdolloj mjeti idetë dhe tematikën e faqes web të dërguesit. Po ashtu, përdoruesi do të shmangë përfshirjen në faqen Web të çfarëdolloj hiperlinku (me tutje, "link") që të drejton në një faqe Web që përmban informacion apo ka përmbajtje të jashtëligjshme, në kundërshti me moralin dhe zakonet e duhura të pranuara rëndom dhe me rendin publik.

2.4.- Pronësia intelektuale dhe industriale

Struktura, dizenjua dhe forma e prezantimit të elementëve të disponueshëm në këtë web (grafikët, imazhet, fotografitë, modelet dhe materialet që paraqiten në të, teknologjitë ndustriale, arkivat elektronikë, logotipet, kombinimet e ngjyrave dhe çdo element i nevojshëm për tu mbrojtur) mbrohen nga të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale, me titullar Inversiones Industriales Serpis S.L e cila zotëron të drejtat përkatëse të përdorimit.
Ndalohet riprodhimi, transformimi, shpërndarja, komunikimi publik, vënia në dispozicion të publikut dhe, në përgjithësi, çdo formë shfrytëzimi, i pjesshëm ose i plotë i elementëve të referuar në paragrafin e mëparshëm. Për publikimin e tyre në faqe të tjera web dhe në mjete të tjera komunikimi dixhital ose të shkruara nevojitet shprehimisht pëlqimi i titullarit të webit dhe, gjithmonë, duhet t'i referohen në mënyrë të hapur titullarit së të drejtave të përmendura të pronësisë intelektuale të Inversiones Industriales Serpis S.L.
Nuk lejohet përdorimi i shenjave dalluese (markat, emrat komerciale) veç nëse titullarët legjitimë japin shprehimisht autorizimin.
Me përjashtim të autorizimit të shprehur nga Inversiones Industriales Serpis S.L. nuk lejohet linku me "faqet përfundimtare" "frame ose çdo manipulim i ngjashëm. Linket duhet të çojnë gjithmonë në faqen kryesore ose në home page të faqes web.

2.5.- Juridiksioni dhe legjislacioni i aplikueshëm

Kushtet e përgjithshme si më poshtë i nënshtrohen legjislacionit dhe juridiksionit spanjoll.
Ndërmarrja dhe Përdoruesi, pavarsisht adresës së tyre, dhe duke hequr dorë ndaj çdo juridiksioni që mund t'i përkasin, i nënshtrohen juridiksionit dhe gjykatave ALCOY për çdo cështje që mund të lindë ose veprim që mund të ushtrohet lidhur me shërbimdhënien e Webit dhe të shërbimeve e përmbajtjes së tij mbi interpretimin, aplikimin, përmbushjen apo mospërmbushjen e asaj ç'ka përcaktohet këtu.