"Toka nuk është një trashëgimni e prindërve tanë por një borxh ndaj fëmijëve tanë.

Mahatma Gandhi

AQUACLEAN NUK PËRMBAN PFC

Në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë problemet e ndotjes filluan të shfaqeshin që prej 1950, moment në të cilin filloi prodhimi i PFC-ve.

PFC (Hidrokarburet e fluorizuara) janë një grup lëndësh të krijuara nga njeriu dhe të njohura për ndikimin negativ në mjedis. Ka shumë ndërmarrje që i përdorin për të prodhuar mallrat e tyre.

Gazet e fluorizuara kanë një përdorim të gjerë industrial ku numërohen ngrirja dhe shuajtësit e zjarreve, elektronika, prodhimi i ilaçeve, produket kozmetike dhe tekstile. Megjithatë shumica e industrive po i përdor gjithmonë e më pak për shkak të efekteve të tyre të dëmshme.

Në sektorin tekstil, PFC (hidrokarburet e fluorizuara) janë lëndë artificiale që janë përdorur për shkak të efektshmërisë së tyre për të moslejuar depërtimin ujit, vajit dhe papastërtive në përgjithësi.

Proçeset e prodhimit, pastrimit dhe krijimit të mbeturinave kur bëhen të papërdorshme i kthen këto lëndë në një kërcënim për njerëzit sepse këto lloj substancash akumulohen në indet e gjalla dhe kthehen në potencialisht kancerogjenë. Në fakt, këto lëndë janë gjetur në kafshë si delfinët, në mëlçinë e arinjve polarë përfshirë edhe gjakun e njeriut. Pëveç kësaj, PFC-të mund të prekin gjëndrat tiroide, fertilitetin dhe të ndikojnë në rritjen e tumoreve në qenien njerëzore.

Për këtë motiv, në 2011 Greenpeace (https://es.greenpeace.org/es/) filloi të realizojë një analizë të hollësishme mbi nivelet e PFC në marka të ndryshme tekstile dhe i kërkoi industrisë tekstile eleminimin e të gjitha lëndëve të dëmshme në produktet e tyre. Tashmë, shumë nga këto po e marrin parasysh këtë.

Green Peace vë në dukje cilësitë që përkufizojnë problemet mjedisore të PFC-ve.

  • Përmbajtje e lartë në fuor.
  • Nuk janë biodegradable
  • Shumë të qëndrueshme në ambient.

Përveç kësaj, këto molekula kanë fuqinë të përhapen lehtësisht në burimet tona hidrike si lumenjtë, liqenet, rezervuarët dhe detet dhe me të depërtuar në mjedis qëndrojnë aty përgjatë brezave me radhë.

Për shkak të të gjitha këtyre papërshtatshmërive, Comisioni Evropian (https://ec.europa.eu/commission/index_es) ka redaktuar, në formë urgjente, një Propozim për të zvogëluar përdorimin e këtyre lëndëve dhe për t'i listuar si substanca të rrezikshme me qëllim evitimin e përdorimit të tyre nga ana e ndërmarrjeve gjatë fabrikimit të produkteve të tyre.

Kjo iniciativë e Komisionit Evropian që u shtohet veprimeve dhe fushatave që janë kryer nga Greenpeace që prej 2012 ka çuar në një rritje të rëndësishme të numrit të produkteve me alternativa teknologjike PFC-Free (pa PFC) në treg.

Aquaclean i është bashkëngjitur kësaj iniciative meqë mendojmë që është përgjegjësia jonë ndaj trashëgimnisë që do u lëmë brezave të ardhshëm të evitojmë këto lloj substancash dhe të kërkojmë alternativa të ndryshme nga PFC-të më teknologjike, më të arsyeshme dhe më eco-friendly.

Që prej disa vitesh dhe duke parë rëndësinë për të mbështetur këto lloj aksionesh destinuar kujdesit për shëndetin tonë dhe mbrojtjes së mjedisit, në Aquaclean nuk përdorim PFC-të në konfesionimin e copave tona duke iu bashkëngjitur filozofisë PFC Free sepse bashkë mund të mbështesim fabrikimin jeshil nëpërmjet një konsumi të përgjegjshëm.